Kosova është vendi i vetëm në regjionin e Ballkanit Perëndimor, ndaj të cilit Bashkimi Evropian aplikon regjim të vizave. Pavarësisht kësaj, në tre vjetët e fundit, mbi 217 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza dhe kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro për pagesa në ambasada të ndryshme.
Këtë e bëri të ditur Agron Demi, drejtor nga Institutit “GAP”, në një konferencë për media. Ai shtoi se më shumë se 17 për qind e aplikantëve për viza refuzohen nga ambasada të ndryshme, duke mos iu kthyer të hollat që paguhen.
“Për tre vjet 2010-2012, mbi 217 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza. Vetëm kosto direkte në ambasada, për tre vjetët është mbi 9 milionë euro. Kur kësaj i shtohet edhe kostoja tjetër prej mbi 5 milionë euro që shkon për përgatitje të dokumenteve, atëherë del se kosovarët kanë shpenzuar mbi 15 milionë euro për viza. Vendi që kanë përfituar më së shumti, është Zvicra me 2.7 milionë, pastaj vjen Gjermania me 2.4 milionë dhe vendet si Italia me 1.7 milion etj.” , tha Demi.
Edhe vetë qytetarët flasin për vështirësitë e tyre që përballen nëpër ambasada, po qe se dëshirojnë ta vizitojnë ndonjë vend të Bashkimit Evropian e më gjerë.
Bujar Mavriqi është njëri nga aplikuesit për vizë. Ai tha Radios Evropa e Lirë se kohët e fundit ka aplikuar tri herë për vizë Schengen, derisa dy herë ka arritur ta marrë vizën e një herë është refuzuar.
“Unë, tri herë kam aplikuar për vizë, dy herë kam arritur ta marr vizën, një herë jo. Vizën e kam pasur Shengen dhe e kam pasur të drejtën të udhëtoj në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ambasada e Gjermanisë më ka refuzuar, pa m’u dhënë ndonjë arsye. Dhe, të hollat që i kam paguar, 35 euro, nuk më janë kthyer”, u shpreh Mavriqi.
Edhe Ardiana Ahmeti tregoi një përvojë të ngjashme. “Unë kam aplikuar në Ambasadën e Amerikës dhe më kanë refuzuar dy herë. Kam paguar 100 dollarë, madje edhe kur të refuzon, nuk t’i kthen ambasada paratë”.
Ndërsa, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë institucionalë duhet të angazhohen më shumë për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, që dalin nga Komisioni Evropian.
“Viti 2013 fillimisht ka qenë i proklamuar nga Qeveria e Kosovës si vit i liberalizimit të vizave dhe ky vit nuk do të jetë ai viti i liberalizimit. Andaj, Kosova edhe më tej do të mbetet si vendi më i izoluar në Evropë sa i përket qarkullimit të lirë në zonën Schengen.
Reformat që duhet të nisen në kuptim të luftimit të korrupsionit dhe vendosjes e përgatitjes së bazës së mirë ligjore, natyrisht që duhet t’i bëjë Qeveria. Natyrisht që ka edhe institucione tjera që ndihmojnë në këtë proces, por dera kryesore është Qeveria e Kosovës”, theksoi Korenica.
Sidoqoftë, në shkurt të këtij viti, Komision Evropian i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një raport për liberalizim të vizave ku në të, ndër të tjerat është vlerësuar se Kosova ka bërë disa përparime, por njëherësh evidentohen edhe shumë ngecje, të cilat e mbajnë ende Kosovën larg liberalizimit të vizave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia jep detaje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes