LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi kanadez dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpi

Miliarderi kanadez dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpi

Një miliarder kanadez dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto, në rrethana të cilat policia po i përshkruan si “të dyshimta”, raporton BBC.

Trupat e Barry Sherman dhe gruas së tij Honey u gjetën në bodrum nga një agjent i pasurisë, thonë raportet.

Sherman ishte themelues dhe kryetar i gjigantit farmaceutik Apotex, i cili shet ilaçe gjenerike në mbarë botën.

Ai ishte një nga njerëzit më të pasur të Kanadasë dhe një filantrop i shquar.

Policia dha disa detaje rreth rastit, por nuk konfirmoi identitetin e të ndjerit. Megjithatë, emrat e tyre u zbuluan nga miqtë dhe zyrtarët shtetërorë që reaguan të tronditur nga lajmi, transmeton Insajderi.

“Unë nuk kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen,” shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë në Ontario, Eric Hoskins.

“Miqtë e mi të dashur Barry dhe Honey Sherman janë gjetur të vdekur. Njerëz të mrekullueshëm, filantropë të pabesueshëm, liderë të mëdhenj në kujdesin shëndetësor”.

Edhe kryeministri i vendit Justin Trudeau përcolli ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e çiftit.

Një zëdhënës i policisë tha se shërbimet e emergjencës u thirrën në shtëpi pak para mesditës të premten.

“Rrethanat e vdekjes së tyre duken të dyshimta dhe ne po e trajtojmë atë në atë mënyrë”, tha komandanti David Hopkinson.

Detektivët thanë më vonë se nuk kishte shenja të hyrjes së dhunshme në shtëpi.

Çifti kohët e fundit kishte vënë në shitje shtëpinë e tyre luksoze dhe trupat e tyre u gjetën nga një agjent pasurie që ishte aty me punë, njoftoi Toronto Globe and Mail, duke cituar një anëtar të familjes.

Edhe kompania Apotex ka lëshuar një deklaratë. “Të gjithë ne në Apotex jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga ky lajm dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen tani”.

Çifti kishte katër fëmijë. Sherman themeloi Apotex Inc në vitin 1974 dhe firma thotë se tani është prodhuesi i shtatë më i madh i ilaçeve në botë.

Revista Forbes e vlerësoi pasurinë neto të familjes Sherman me 3.2 miliardë dollarë.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori