Site icon Telegrafi

Miley Cyrus kthehet si Hannah Montana në sezonin e ri të serive “Black Mirror”

Miley Cyrus (Foto by Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Së shpejti, do të fillojë të shfaqet sezoni i pestë i serisë së fantastiko-shkencor, “Black Mirror”, në të cilën Miley Cyrusin do ta shohim, jo më pak ose më shumë, sesa në rolin e Hannah Montanas.

“Black Mirror” është seria e autorit, Charlie Brooker, e cila e shikon shoqërinë, veçanërisht në lidhje me efektet e papritura të teknologjive të reja dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërpersonale dhe rendin shoqëror.

Ndërsa informacioni u shfaq, dhe siç tregohet në trailerin e Netflixut, episodi zbulon jetën e adoleshencës së këngëtares.

Aty shfaqen të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë muzikantet femra. Prodhuesit thonë se vetë Miley ka qenë e përfshirë në shkrimin e skenarëve dhe krijimin e karaktereve për këtë episod.

Kjo është në të vërtetë një përmbledhje e filmave të shkurtër të drejtuesve të ndryshëm në kohëzgjatjen prej 40-60 minutash, të lidhura vetëm me temën bazë.

Çdo episod vendoset në një mjedis të ndryshëm dhe merret me karaktere të ndryshme. Episodi i parë i sezonit të pestë, “Black Mirror”, do të shfaqet në Netflix më 5 qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version