Milani e dëshiron vendin e dytë

“Do të jetë e vështirë për ta zënë Juventusin, vetëm në qoftë se ata bëjnë gabime. Ka mundësi të madhe që ata të shpallen kampionë, por ne kemi disa ndeshje të rëndësishme që po vijnë dhe duam të përfundojmë në vendin e dytë”.
“Kemi dy ndeshje që po vijnë, një ndër Fiorentinas dhe tjetra ndaj Napolit në San Siro. Ne mund t’i fitojmë këto ndeshje. Është në dorën tonë që të përgatitemi dhe të bëjmë gjithçka për t’i fituar”, ka thënë Constant për RMC. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































