LAJMI I FUNDIT:

Milani duhet ta transferojë Drogban – thotë Lippi

Milani duhet ta transferojë Drogban – thotë Lippi

Trajneri i klubit kinez Guangzhou Evergrande, Marcello Lippi, beson se Didier Drogba do të ishte një shtesë e vlefshme për Milanin.

Ish-sulmuesi i Chelseat është lidhur me disa klube në javët e fundit, mes tyre janë edhe Juventusi dhe Rossonerët.

“Drogba është akoma një bishë, ai që e bën dallimin në fushë. Në Kinë, ai ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje”.


“Nëse është e vërtetë që Pato dhe Robinho po largohen, do të thosha se ai do të bënte mirë te Milani. Drogba do të ishte i vlefshëm edhe në Kampionat edhe në Ligën e Kampionëve.

“Ai të jetë kryesori, Pazzini rezervë, ndërsa El Shaarawy në të majtë”, ka theksuar Lippi për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/