Këngëtarja e njohur Mihrije Braha është një ndër këngëtaret më aktive në rrjetet sociale.
Ajo gjendet pranë shikuesve çdo të shtunë përmes emisionit “Odeon”, të cilin e moderon së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Abazi.
Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja Braha ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Mihrija ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me robdeshambër dhe peshqir në kokë.
Megjithëse dukej sikur të ishte fotografuar pas dushit, këngëtarja rrëmbeu vëmendjen edhe me makijazhin, i cili i dha një pamje mjaft të freskët.
Përkundër moshës, ajo vazhdon të mbetet në top formë. /Telegrafi/