LAJMI I FUNDIT:

Mihrija, duet me djalin e saj

Mihrija, duet me djalin e saj

Mihrije Braha ka sjellë sërish në skenë djalin e saj, Platorin, me të cilin ka realizuar një duet i cili së shpejti do të shoqërohet edhe me videoklip.

Gjatë programeve festive të fundvitit, Mihrija u paraqit në skenë me një duet të ri, ku këtë radhë kishte zgjedhur djalin e saj.

Kënga e titulluar “Fama” u mirëprit mjaft mirë nga publiku dhe nga fansat e saj, gjë që e ka shtyrë këngëtaren të mendojë ta realizojë edhe në klip.


Në një intervistë të dhënë për gazetën “Express” këngëtarja ka treguar se kënga është pëlqyer shumë edhe nga Platori, i cili edhe pse ka pasur ndërmend të kyçet në muzikë tash, nuk ka mundur t’i rezistojë bashkëpunimit me nënën e tij.

Kënga “Fama” është punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida, ndërsa klipi do të fillojë të xhirohet gjatë shkurtit, edhe pse ende nuk është vendosur se me cilin produksion. /Telegrafi/