LAJMI I FUNDIT:

Migrena ndërlidhet me dëmtimet e trurit

Migrena ndërlidhet me dëmtimet e trurit

Edhe pse shkasi i migrenës nuk është vërtetuar saktë, një nga hulumtimet e fundit tregon se për një gjë të tillë fajtorë janë dëmtimet e trurit, që shkaktojnë çrregullimin jo të mirë të gjakut.

Për revistën "Journal of the American Medical Association" kanë deklaruar se te femrat migrena shfaqet tri herë më shpesh në krahasim me meshkujt, se ato mund të kenë edhe probleme të tjera që vijnë si pasojë e kokëdhimbjes, si mundimet, vjell]n dhe ndjeshmëria në dritë. Te femrat që vuajnë nga migrena ekzistojnë dy gjasa më të mëdha që të ndodhë ndryshimi struktural apo dëmtimet që shfaqen si pasojë e qarkullimit jo të rregullt të gjakut në pjesë të caktuara të trurit.

Momentalisht ende nuk është vërtetuar dëmi për shëndetin e përgjithshëm që mund të shkaktojnë këto çrregullime. "Pacientët nuk duhet të jetojnë me dyshimet se secili sulm i migrenës dëmton trurin. Do të duhet ta dinë se volumi i ndryshimit është tejet i vogël. Nuk ka nevojë për ndryshimin e shërimit të pacientëve që vuajnë nga migrena", deklaron autori i studimit Marc C. Kruit.
/Telegrafi


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori