Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së BDI-së, Rina Ajdari, theksoi se ai nuk është i burgosur i përqindjeve dhe se administrata publike po përballet me problem të madh në gjetjen e kuadrove, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, serbë, romë, boshnjakë, të cilët kanë mungesë të buxhetit nga partia e saj, për shkak të mungesës së buxhetit të saj duke mos qenë në gjendje të ofrojë paga të mira, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sa i përket çështjes dhe që lidhet me pagat në administratën publike, duhet t’ju pranoj se sot në thelb kemi një problem të madh për të gjetur njerëz që do të punojnë në administratën publike, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serbë, romë, boshnjakë etj., kemi konkurse të hapura dhe kërkojmë nga njerëzit të gjejnë punë, por ata nuk duan sepse kanë punë më të mira dhe më të paguara. Më besoni, këtë po jua them vetë”, theksoi Mickoski.
Kryeministri tha se edhe askush nuk dëshiron të punojë në administratën publike për 25.000 denarë.
“Këtu publikisht po bëj thirrje që në administratën publike të paraqiten më shumë aplikantë shqiptarë, më shumë aplikantë turq, romë, vllahë, serbë, boshnjakë dhe nuk jam i burgosur për përqindjen, vetëm që të ketë aplikantë cilësorë që janë të motivuar për të punuar. Ata duhet të fillojnë punën menjëherë nesër. Ata nuk aplikojnë, nuk janë të interesuar. Askush nuk do të vijë për 25 mijë denarë rrogë”, theksoi Mickoski.
Mickoski gjithashtu shtoi se korniza e ligjit për përfaqësim të drejtë është gati dhe se po punohet që ai të jetë kushtetues, i zbatueshëm dhe askush në të ardhmen të mos mund ta kontestojë dhe të marrë pikë politike për këtë temë./Telegrafi/