LAJMI I FUNDIT:

Michu mendon vetëm për Swansea

Michu mendon vetëm për Swansea

Sulmuesi i Swansea Cityt, Michu, është zotuar se ai i është besnik klubit të tij aktual.

Spanjolli ka pasur një debutim sensacional në Ligën Premier këtë sezon dhe udhëhoqi Swansean drejt triumfit 5-0 në finalen e Capital One Cup ndaj Bradford të dielën.

“Nuk e di, shpresoj të qëndroj këtu. Jam shumë i lumtur te Swansea dhe ky është titulli im i parë, jam në ëndërr këtu – dhe gjithmonë e them këtë”, ka thënë Michu për Sky Sports. /telegrafi/