Messi vazhdon të jetë më i mirë se Ronaldo, thotë Maradona

Cirstiano Ronaldo e ka lënë nën hije argjentinasin në dy ‘el Clasicot’ e fundit (një në Kupën e Mbretit dhe një në La Liga), të cilat i fitoi Real Madridi, megjithatë Maradona vazhdon ta mbështesë bashkëkombësin e tij.
“Messi nuk mund ta shpëtojë secilën ndeshje për Barcelonën”.
“Ronaldo është një futbollist i shkëlqyer. Është në formë fantastike, por Messi akoma është më i miri, edhe përkundër humbjes së skuadrës së tij”, ka thënë 52-vjeçari për Marca. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































