LAJMI I FUNDIT:

Messi do të ishte i suksesshëm kudo dhe me këdo

Messi do të ishte i suksesshëm kudo dhe me këdo

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka thënë fjalë të mira për futbollistin e shpallur katër herë radhazi si më i miri në botë, Lionel Messi.

“Messi është djaloshi që luan në rrugë, ai i cili i mashtron të gjithë. Ai do të ishte i suksesshëm kudo dhe me këdo që do të luante përkrah tij”.

“Ai është brilant, pikë”, ka thënë Del Bosque në një intervistë me Federatën Spanjolle të Futbollit.


Trajneri më i mirë në botë për vitin 2012 ka thënë se rreziku kryesor në Kampionatin Botëror 2014 për përfaqësuesen e tij do të jetë pikërisht nikoqiri, Brazili. /Telegrafi/