Mësoni kë dëshiron ta trajnojë Joachim Low

Sulmuesi italian gjithmonë ka pasur karakter të vështirë për të punuar, ndërsa strategu gjerman beson se lojtari i Liverpoolit ka potencial të madh, porse nuk angazhohet sa duhet.
“E kam përcjellë kohë pas kohe kundër Gjermanisë ose në Itali dhe ai ishte mahnitës. Kur ta kuptojë potencialin e tij, atë nuk do të mund ta ndalë askush”, ka thënë Low për Bild.
Ai ka folur me lëvdata edhe për dy mjeshtrit e mesfushës, Xavi e Pirlo, të cilët u larguan nga futbolli evropian për të nënshkruar për Al Sadd dhe New York City FC, respektivisht.
“Me vite të tëra, Xavi ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, sipas meje. Prandaj një strategjist të tillë do të kisha dashur ta trajnoja”.
“Mendoj se Pirlo është akoma lojtar brilant. Dikush që ka luajtur në nivel të lartë për 15 vite dhe me inteligjencën e lojës së tij, ai është akoma në maje”, ka shtuar Low. /Telegrafi/






















































