LAJMI I FUNDIT:

Mësimi online dhe ora policore në Shqipëri vazhdojnë me afat të pacaktuar

Mësimi online dhe ora policore në Shqipëri vazhdojnë me afat të pacaktuar

Për shkak të pandemisë së Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur që mësimi në universitete publike dhe ato private do të vijojë online me një afat të pacaktuar.

Lajmi u bë publik nga zv.ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Mira Rakacolli.

Komitetit i Ekspertëve lajmëroi po ashtu se gjendja epidemiologjike nuk e favorizon ndryshimin e masave kufizuese.

Sipas tyre, krahas vijimit të mësimit online, vendimi për orën policore dhe fluturimeve direkte me Britaninë e Madhe mbetet në fuqi me një afat të pacaktuar.

“Ne kemi vendosur se krahas masave që kemi vendosur si; orën policore, ndalimin e fluturimeve direkte me Britaninë e Madhe, menduam që edhe mësimi në universitete për një periudhë të vijojë online. Prezenca nëpër konvikte e shton rrezikun e infeksionit dhe mundet që konviktet të shndërrohen në vatra të përhapjes së sëmundjes. Vendosëm unanimisht që ta vazhdojmë edhe pak këtë (mësimin online). Është në dobi të shëndetit të studentëve, të të afërmëve të tyre dhe të tjerëve. Është një vendim që nuk është marrë vetëm në Shqipëri, por në Britani, Italia, Gjermani, Austri, Zvicër, SHBA dhe Kanda”, tha ajo.

Teksa përshkroi gjendjen aktuale të pandemisë, Rakacolli tha se periudha nga 6-19 janar ka pasur një rritje të infektimeve, kryesisht tek moshat nga 25-34 vjeç.

“Situata në Shqipëri nga 6-19 janar është paraqitur me një rritje të incidencës dyjavore, gjë të cilën nuk e kishim në muajin dhjetor. Ka pasur një rritje të incidencës nga mosha 25-34 vjeç. Në duhet të parandalojmë precipitimin e situatës”, tha ajo.

Në dëgjesën e thirrur nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ajo kërkoi mirëkuptim nga studentët për këtë vendim, ndërsa shtoi se ruajtja e shëndetit është detyrim parësor.

“Unë do të kërkoj mirëkuptimin dhe solidaritet në këtë situatë të vështirë, e cila imponon që fokusi kryesor është mbrojtja e shëndetit. Problematikat i kuptoj, por do të kërkoja mirëkuptimin edhe të studentëve tanë”, tha ajo./euronews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori