LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt dhe femrat lindin për të qenë ndryshe – ndryshimet në tru mes gjinive fillojnë prej në mitër

Meshkujt dhe femrat lindin për të qenë ndryshe – ndryshimet në tru mes gjinive fillojnë prej në mitër

Në studimin e parë shkencor të këtij lloji, hulumtuesit thonë se kanë zbuluar që dallimet mes trurit të mashkullit e femrës fillojnë prej në mitër.

Ky përfundim i tyre është mjaft i diskutueshëm, pasi që shumë ekspertë pohojnë që influencat shoqërore janë më të rëndësishme, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, shkencëtarët të cilët i kanë skanuar turinjtë e 118 fetuseve në gjysmën e dytë të shtatzënisë për t’i analizuar lidhjet mes gjinisë dhe lidhshmërisë së zhvillimit të trurit besojnë se diferencat janë biologjike.

Profesoresha Moriah Thomason thotë se një prej diferencave më kryesore kishte qenë në lidhjen përgjatë zonave të largëta të trurit.

Sipas këtij studimi të kryer nga shkencëtarët amerikan, e i cili është publikuar në revistën “Developmental Cognitive Neuroscience”, truri i femrës që rritet në mitër prodhon lidhje të distancave më të gjata.

Profesoresha Thomasson ka thënë se kjo qëndron më pak e vërtetë për meshkujt, të cilët janë më të prekur nga influencat ambientale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori