Sipas autoriteteve italiane, numri i të pranishmëve në Vatikan mund t’i kalojë një milionë persona, diçka që nuk ndodh që prej ceremonisë përcjellëse për Papa Gjon Palin e Dytë, transmeton TCH.

Shumë liderë shtetesh do të jenë gjithashtu të pranishëm në ceremoninë zyrtare që do të realizohet, midis të cilëve nuk do të mungojë kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.


Pritja për Françeskun e Parë është e madhe, edhe pse ai kërkoi që kjo ceremoni të zhvillohet në mënyrë sa më modeste.

Papa i parë nga vendet e Amerikës së Jugut kërkoi që ata që planifikonin të vizitonin Vatikanin për meshën e tij përuruese, të dhuronin më mirë shpenzimet e udhëtimit për njerëzit në nevojë.

Françesku i parë, ish-kardinali Jorge Bergoglio, u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë një javë më parë, nga konklava e mbledhur pas dorëheqjes së Benediktit XVI.

85-vjeçari ishte i pari Papë që dorëzoi detyrën e tij në më shumë se 600 vjet. Ai citoi problemet shëndetësore për këtë zgjedhje. /Telegrafi/