Mesha finale para zgjedhjes së Papës

Kardinali Angelo Sodano, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, ka bërë thirrje për unitet në kishën katolike.
Siç transmeton “Evropa e Lirë”, Angelo Scola i Italisë dhe Odilo Scherer i Brazilit shihen si kandidatët më të fortë që mund të fitojnë 77 votat e nevojshme.
Fletëvotimet e kardinalëve do të digjen, për t’i treguar publikut se si është duke u zhvilluar votimi.
Tymi i bardhë që del mbi kapelë nënkupton se ka fitues, derisa tymi i zi tregon se votimi nuk ka qenë përcaktues.
Mbledhja e fshehtë vjen një muaj pasi që Papa Beneditki XVI tronditi botën duke u bërë papa i parë në 600 vjet që jep dorëheqje.
Papa i ri përballet me problemet, si skandalet seksuale dhe rënien e anëtarësisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































