LAJMI I FUNDIT:

Merkel nxit Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 750 miliardë euro pas pandemisë COVID-19 në të gjithë BE-në

Merkel nxit Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 750 miliardë euro pas pandemisë COVID-19 në të gjithë BE-në

Gjermani nga 1 korriku ka marr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, ku një fokus i veçantë do të jetë Plani i Rimëkëmbjes Ekonomike për të ndihmuar bllokun nga pasojat e pandemisë COVID-19.

Roli i fundit i madh i Angela Merkel në skenën ndërkombëtare vjen pasi blloku prej 27 anëtarësh përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore, i shkaktuar nga virusi që ka marrë jetën e më shumë se 500 mijë njerëzve në të gjithë botën.

“E ardhmja e Evropës është e ardhmja jonë”, tha Merkel, përcjell Telegrafi, deri sa qëndronte pranë presidentit francez Emmanuel Macron për të shtyrë përpara një fond prej 750 miliardë eurosh.

Fondi i propozuar do të financohej në mënyrë të diskutueshme përmes huazimit të përbashkët të BE-së dhe shënon një pikë kthesë për Gjermaninë pas viteve të kundërshtimit për bashkim të borxheve.

Gjermania filloi presidencën e saj në BE duke projektuar fjalët “Së bashku për rimëkëmbjen e Evropës”. Pas 15 vitesh në detyrë, Merkel është udhëheqësja më jetëgjatë në bllok, ndërsa ka mbajtur edhe më parë presidencën e BE-së në vitin 2007. /Telegrafi/