Merkel nuk orientohet mirë në hartë! (Video)

Siç shihet në videon e publikuar nga portali “Rusia Today”, Merkel mori pjesë në një ligjëratë, ku nxënësve u tregonte kryeqytetet kryesore të shteteve. Nxënësit kërkuan që ajo ta gjejë vendlindjen e saj, Hamburgun, por ajo donte fillimisht t’ua tregonte Berlnin. Por, kryeqytetin gjerman e “zhvendosi” në Rusi.
"Berlin duhet të jetë këtu? Apo këtu?... Çfarë ka këtu?", thotë Merkel.
"Këtu është Rusia", përgjigjet mësuesja.
"Çfarë? Rusia? Kaq afër?", vazhdon Merkel me habi.
Në mbrojtje të Kancelares Merkel, duhet të themi se harta ishte bosh, pra se i kishte vetëm kufijtë e kontinenteve të vizatuara. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/05/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































