LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Maska e detyrueshme edhe në ambiente të hapura

Merkel: Maska e detyrueshme edhe në ambiente të hapura

Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi se masat kufizuese kundër coronavirusit do të zgjaten të paktën deri në 20 dhjetor dhe ndoshta edhe në janar.

Ajo tha se gjermanët do të duhet të mbajnë maska edhe jashtë, në zonat për këmbësorë dhe qendrat e qytetit, raporton reuters.

Merkel tha sot se kishte rënë dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale gjermane që masat kundër përhapjes së coronavirusit do të qëndronin në fuqi deri më 20 dhjetor, duke shtuar se ka shumë të ngjarë që masat të qëndrojnë në fuqi deri në janar, transmeton Telegrafi.

“Numri i infeksioneve është ende shumë i lartë”, tha Merkel para gazetarëve, por shtoi se masat do të lehtësohen gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

Ajo tha se detyrimi për të mbajtur maska jashtë do të futet në Gjermani, ku ka një frekuencë të lartë të njerëzve ose në qendrat e qyteteve.

Popullariteti në zenit i Angela Merkelit, kancelare për 15 vjet: Edhe pse s'ka fëmijë, ajo u bë "Nëna e Gjermanisë"
Lexo po ashtu Popullariteti në zenit i Angela Merkelit, kancelare për 15 vjet: Edhe pse s'ka fëmijë, ajo u bë "Nëna e Gjermanisë"

“Ne jemi akoma larg 50 të infektuar për 100 mijë banorë në shtatë ditë. Unë jam e bindur dhe ramë dakord për këtë. Ne duhet të përpiqemi për atë qëllim”, tha kancelarja.

Agjencia britanike kujton se më 2 nëntor, Gjermania prezantoi një “bllokim” të ri për të luftuar valën e dytë të virusit që u përhap në të gjithë Evropën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori