LAJMI I FUNDIT:

Meri Dika Georgievska është kryetare e re e Gjykatës së Apelit në Shkup

Meri Dika Georgievska është kryetare e re e Gjykatës së Apelit në Shkup

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 429-të me vendim e emëroi Meri Dika Georgievska, gjyqtare nga Gjykata e Apelit në Shkup për ushtrues detyre kryetare të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme paraprakisht ka marrë vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie të Lidija Dimçevskës, e cila vepronte nga marsi i vitit 2018 si kryetare e Apelit në Shkup.

Në seancë u diskutua edhe për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit Gjyqësor, por nuk u mor asnjë vendim për zgjedhjen dhe do të merret në seancën e ardhshme.

Këshilli Gjyqësor njofton se në seancën e sotme është shqyrtuar Raporti nga vizita e punës në Gjykatën Themelore të Gostivarit./Telegrafi/