LAJMI I FUNDIT:

“Mercedesi” theu bllokadën e qytetarëve, vajza e kryeministrit malazez ishte në veturën qeveritare

“Mercedesi” theu bllokadën e qytetarëve, vajza e kryeministrit malazez ishte në veturën qeveritare

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se vajza e tij, e cila është një person i mbrojtur prej shtetit, ishte në automjetin zyrtar që u sulmua sot më herët në rrugën Nikshiq – Podgoricë.

Ai tha se si “baba kurrë nuk do t’i harrojë lotët dhe frikën e saj” dhe se “nuk do të lejojë egërsinë dhe paligjshmërinë”, transmeton Telegrafi.


“Sot, u sulmua automjeti zyrtar në të cilin ishte vajza ime, një person i mbrojtur. Si baba, nuk do t’i harroj lotët dhe frikën e saj. Si Kryeministër, nuk do t’ju lejoj egërsi dhe paligjshmëri! Rendi dhe ligji do të sundojnë në vendin që nuk jeni mësuar. Do ta shihni shpejt”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

Më herët sot, në rrugën Podgoricë – Nikshiq, kishte një incident në të cilin dy shtetas u plagosën lehtë. Një grup qytetarësh u përpoqën të parandalonin kalimin e automjeteve të Qeverisë së Malit të Zi, duke u ulur në kapak.

Ndryshe, Krivokapiq ka akuzuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq se po prodhon trazira dhe se duhet të ndalet me provokimet.

“Trazirat që prodhon nuk do të ndalojnë dorën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit! Të dy ligjet e prokurorit dhe vendimi për të ndryshuar kriteret për marrjen e shtetësisë do të miratohen në interes të shtetit të Malit të Zi dhe shtetasve të tij dhe asnjë mbledhje organizuar nga DPS do ta ndalojë atë”, shkroi Krivokapiq në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori