LAJMI I FUNDIT:

Mentor Shala drejtor i përgjithshëm i RTK-së

Mentor Shala drejtor i përgjithshëm i RTK-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës e ka zgjedhur Mentor Shalën drejtor të përgjithshëm të kësaj shtëpie mediatike.

Burime të portalit "Reporteri" brenda Bordit të RTK-së, kanë bërë të ditur se brenda këtij institucioni, me shumicë votash, është vendosur që Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së të jetë Meton Shala.

Në konkursin për këtë post të mbyllur ditë më parë, kishin konkurruar drejtori i deritanishëm, Sylejman Shaqiri, Muharrem Nitaj, Ragip Luta, Zymber Kelmendi, Jeton Budima dhe Zymber Veliu, dhe Mentor Shala, i cili mbante postin e zëvendësdrejtorit.


Shumë shpejtë pritet që vendimi të publikohet edhe nga vetë Bordi i RTK-së. /Telegrafi/