LAJMI I FUNDIT:

Menezes: Barça bëri gjëra të pamundshme

Menezes: Barça bëri gjëra të pamundshme

Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, ka shprehur publikisht admirimin e tij për Barcelonën, për mënyrën se si klubi katalanas ndryshoi futbollin në vitet e fundit.

Menezes është i impresionuar nga zbulimet taktike të katalanasve, duke përmendur aftësinë e tyre për të dominuar ndeshjen pa marrë parasysh formacionit si shembull për ekipet tjera.

“Nëse shikoni Barcelonën, gjatë viteve të fundit ata kanë luajtur në çdo mënyrë të mundshme, duke përdorur secilin formacion që ekziston. Ata bënë gjëra që të bënin të thuash në vetvete: ‘Ata nuk mund ta bëjnë këtë, taktikisht është e pamundur”.

“Dhe, përkundër kësaj, ekipi arriti nivele të larta të supremacisë. Kjo ka qenë e mundur vetëm me atë skuadër, me ata lojtarë. Në futboll, ekipet fituese gjithmonë lënë shenjë dhe kanë ndikim për një periudhë të caktuar. Ata do të lëvdohen si shembuj për t’u ndjekur dhe që nga ai moment, ata mund të ndryshojnë sjelljen e të tjerëve”, ka deklaruar Menezes për FIFA.com. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori