LAJMI I FUNDIT:

Mendësia e plaçkitjes dhe nevoja për reformatorë

Mendësia e plaçkitjes dhe nevoja për reformatorë

Para dy dekadash, disa druvarë të Rugovës ishin mbledhur në bjeshkë dhe kishin nisur t’ia qanin hallet njëri-tjetrit. Nuk guxonin ta prenin malin prej milicisë serbe dhe “shumarëve” shqiptarë, dhe i luteshin Zotit që Kosova të çlirohej një orë e më parë. Vetëm në Kosovën Republikë ata besonin se do të prisnin dru lirshëm dhe nga shitja e tyre do të pasuroheshin. Kështu ata e konceptonin lirin e vendit me lirinë për ta vjedhur “malin e shtetit”, pa e ndjerë rrezikun e të ndëshkuarit nga dikush.

Druvarët që asokohe e kanë bërë atë muhabet, sot mund të jenë gjallë me ëndrrën e përmbushur. Vendi u çlirua dhe shumë druvarë si ta iu sulën malit pamëshirshëm.

Ata pak roje pylli që u dolën në rrugë në përpjekje për ta mbrojtur pronën shoqërore, ose u rrahën, ose u lidhën për lisash, ose në rastin më të keq u vranë.


Ky është realiteti i sjellë nga mali i cili e shpërfaq edhe mendësinë urbane që ka qenë dhe vazhdon të jetë e mpleksur në kokat e një pjese të madhe të shoqërisë kosovare.

Nuk ka kategori të punëtorëve, duke nisur nga ata që merren me punë fizike e deri te ata që merren me punë shkencore, që kur është në pyetje paraja publike, nuk insistojnë t’i fusin duart në to.

Në autobus kur të hipësh, konduktori përpiqet të t’i marrë parat e biletën mos të ta japë.

Në dyqan shitësi insiston mos të ta shtypë kuponin fiskal.

Në ambulancë mjeku t’i shkruan katër pesë ilaçe përnjëherësh dhe të tregon se në cilën barnatore mund t’i gjesh. E bënë këtë për ta marrë përqindjen e vet të interesit.

Nëse detyrohesh të shtrohesh në spital, në vend të trajtimit merr rekomandime se te cili mjek privat mund ta gjesh shërimin.

Nëse e bën një organizim në hotel apo restorant, pyetesh nëse dëshiron ta rrisësh artificialisht numrin e mysafirëve për të fryrë faturën në interes personal.

Nëse punon diçka në shtëpi, firma e kontraktuar t’i merr paratë dhe nuk e deklaron fitimin për ta paguar më pas tatimin.

Nëse banon me qira, pronari nuk të regjistron, sepse nuk dëshiron t’ia japë asnjë cent shtetit nga fitimi që merr prej teje.

Në këso klime, vetëm në Kosovë ndodh që kur institucioni hap tender për të blerë diçka me shumicë, e paguan më shtrenjtë se ai që blen me pakicë me buxhetin vetanak.

Në këso klime, pakkush mund të kryejë një punë të vlefshme pa iu kërkuar ryshfet dhe pa qenë në lidhje të forta politike. Kushdo që e refuzon ryshfetin, kërcënohet me dhunë ose e pëson me fatalitet, ndërsa kush nuk ka lidhje politike, bankroton.

Në këso klime jemi bërë shteti që ka më së shumti mekanizma për luftimin e korrupsionit, e më së paku bën për luftimin e këtij fenomeni.

Ambasadorët e jashtëm vijnë e largohen nga ky vend, me thirrjet drejtuar shoqërisë që të çlirohen nga “politikanët e korruptuar”, që të zhvishen nga ndjenja e të përvetësuarit paligjshëm të pronës publike dhe të mos e shohin asnjëherë shtetin si plaçkë.

Natyrisht se kjo mendësi nuk mund të ndryshojë brenda natës e aq më pak të ndryshojë nga politikanët milionerë të pasluftës. Por, ndryshimi duhet të ndodh.

Ndryshimin mund ta bëjë një klasë e re prej politikanësh reformatorë të cilët kanë koncepte perëndimore të të bërit shtet.

S’do mend që politikanët aktualë do të përpiqen që të infiltrohen në çfarëdo grupimi që potencialisht mund të shihet si faktor i ndryshimit të mendësisë aktuale.

Do të përpiqen që ta mbysin çfarëdo organizimi qytetar që për synim ka nxjerrjen e vendit nga kriza morale, politike, ekonomike e kulturore.

Politikanët aktualë do të mundohen ta shuajnë çfarëdo fryme që nuk është e ndikuar nga grupe të caktuara të interesit, ashtu siç e kanë shuar në masë të madhe zërin e shoqërisë civile.

Vendi, vërtet ka nevojë për një parti të re politike. Edhe njerëz ka. Mungon vetëm iniciativa dhe guximi.

(Autori është drejtor i informacionit në Tribuna Media Group)

Në trend

Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
Kalo në kategori