Memli Krasniqi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur një ditë më parë anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Megjithatë, sipas tij, procesi ka qenë i hapur, dhe se kush ka pasur dëshirë ka mundur të kandidojë, transmeton Telegrafi.
“Kemi një kandidat, dhe është Memli Krasniqi, është personalitet që i plotëson kushtet për tu zgjedhur kryetar i PDK-së. I ka të gjitha karakteristikat që duhet t’i ketë një lider. Ka qenë garë e hapur dhe sigurisht pse kemi vetëm një kandidat, tregon se ka pasur një pajtim të heshtur që t’i jepet përkrahja Memli Krasniqit që të udhëheq PDK-në”, theksoi ai gjatë një konferencë për media.
Ndërkaq, ditë më parë, Memli Krasniqi kishte deklaruar se PDK ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës. /Telegrafi/