Meghan Markle bëri daljen e saj të parë publike pasi Princi Harry komentoi thashethemet për probleme të supozuara në martesën e tyre.
Ndërsa Harry qëndroi në New York, Meghan qëndroi në Los Angeles, ku mori pjesë në gala mbrëmjen e The Paley Honors.
Pikërisht, darkën e organizoi miku i saj i ngushtë Tyler Perry dhe për atë rast Meghan zgjodhi të vishte një fustan elegant të zi nga ‘Oscar de la Renta’, me një gjerdan diamanti dhe me flokët e mbledhura lart.
Princi Harry ishte së fundmi i ftuar në Samitin DealBook të New York Times, ku foli për thashethemet që kanë qarkulluar për martesën e tij me Meghan.
“U përfol se kemi blerë një shtëpi ose kemi lëvizur 10 ose 12 herë dhe ata kanë pohuar se jemi divorcuar po aq herë. Është e vështirë të mbash gjurmët e gjithë kësaj, kështu që është më mirë të injorosh gjëra të tilla. Më vjen shumë keq për njerëz që kanë pritshmëritë e tyre, të cilët nuk përmbushen më vonë”, tha Harry.
Ka kohë që përflitet për probleme në martesën e tyre dhe disa herë bashkëshortët janë parë të ndarë në evente publike.
Kujtojmë se Meghan dhe Harry së fundmi u shfaqën bashkë për herë të parë pas tre muajsh, kur publikuan një video me rastin e Konferencës Botërore të Ministrave për luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve.
Me atë rast ata të dy mbanin distinktivë me simbolin e lulëkuqes në nderim të kujtimit të ushtarëve të vdekur në Luftën e Parë Botërore. /Telegrafi/