LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, përkundër bashkëshortit të saj, Princit Harry.

Të shtunën, një ditë pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, zyrtarët e Pallatit Buckingham njoftuan se një funeral privat do të mbahet në Windsor Castle më 17 prill.


Pallati tha se Philip mori pjesë në planifikimin e funeralit të tij dhe përqendrimi te familja ishte në përputhje me dëshirat e tij. Duka vdiq në moshën 99 vjeçare.

Princi Philip, Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Princi Harry, i cili u largua nga detyrat mbretërore vitin e kaluar dhe tani jeton në Kaliforni, do të marrë pjesë në varrim së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Gruaja e tij, Meghan Markle, e cila është shtatzënë, është këshilluar nga mjeku i saj që të mos jetë e pranishme.

Mbretëresha Elizabeth ishte në shtratin e Princit Philip kur ai vdiq
Lexo po ashtu Mbretëresha Elizabeth ishte në shtratin e Princit Philip kur ai vdiq

Pjesëmarrja e Harryt do të shënojë rikthimin për herë të parë që pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey.

Gjatë transmetimit dy orësh në CBS, Harry zbuloi shumëçka përfshirë edhe marrëdhënien e tij me babanë, Princin Charles dhe të vëllanë, Princin William.

Princi Harry dhe Princi Philip (Foto: Getty Images)

Në anën tjetër, Meghan hodhi akuza të rënda kundrejt familjes mbretërore duke deklaruar se ka menduar të bëjë edhe vetëvrasje gjatë kohës që po qëndronte atje.

Pallati Buckingham nuk ka pranuar të ‘hyjë në ndonjë specifikë’ të vdekjes së Philip, por mendohet se ka qenë shumë i sëmurë dhe se gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e së enjtes. /Telegrafi/

Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori