Site icon Telegrafi

Meghan Markle konfirmon: Shkaku i sëmundjes, babai nuk do të më dërgojë drejt altarit

LONDON, ENGLAND - APRIL 21: Prince Harry and Meghan Markle attend the Invictus Games Reception at Australia House on April 21, 2018 in London, England. (Photo by Alastair Grant - WPA Pool/Getty Images)

Meghan Markle ka konfirmuar se babai i saj nuk do të përcjell drejt altarit të martesës.

E gjithë kjo pasi që Thomas Markle është në spital pas operacionit në zemër dhe ka shkaktuar një skandal të madh pas kryerjes së një marrëveshjeje rreth shitjes së disa fotografive të vjetra të aktores.

“Mjerisht babai im nuk do të marrë pjesë në martesën tonë. Gjithmonë jam kujdesur për babanë tim dhe shpresoj se mund t’i jepet hapësirë që të përqendrohet në shëndetin e tij”, shkruan në njoftimin e aktores.

Ajo më tutje i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënën dhe i ka ftuar që të jenë pjesë e dasmës.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që i kanë ofruar mesazhe mbështetëse. Ju duhet ta dini se Harry dhe unë mezi presim ta ndajmë ditën tonë të veçantë me ju të shtunën”, shkruan ndër të tjerash.

Lexo po ashtu Në detaje: Gjithçka rreth dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle, e cila kap vlerën e 32 milionë dollarëve

Babai i aktores raportohet se është ‘i vetëm dhe i mërzitur’ në spital pas operacionit në zemër ndërsa fëmijët janë ‘zemëruar’ për mungesën në ditën e madhe.

Ndryshe, theksojmë se Elton John do të performojë në dasmën mbretërore që do të bëhet ditën e shtune (19 maj). /Telegrafi/

Exit mobile version