LAJMI I FUNDIT:

Megan Thee Stallion anulon performancën në Houston për shkak të tragjedisë që ndodhi në festivalin “Astroworld”

Megan Thee Stallion anulon performancën në Houston për shkak të tragjedisë që ndodhi në festivalin “Astroworld”
Megan Thee Stallion (Foto: Getty Images)

Megan Thee Stallion ka anuluar një koncert të ardhshëm në Houston për shkak të tragjedisë që ndodhi vetëm disa javë më parë në festivalin “Astroworld” të Travis Scott.

Qyteti i Texas mbeti i shkatërruar dhe i pikëlluar pasi në po të njëjtin festival mbetën të vdekur dhjetë persona e shumë të tjerë të plagosur.


Fituesja e ‘Grammy’ njoftoi se nuk do të performojë në një shfaqje të planifikuar më parë në mënyrë që të lërë qytetin ‘të shërohet’.

Megan Thee Stallion (Foto: AP)

“Houston është ende duke u shëruar dhe është e rëndësishme që komunitetit tonë t’i jepet koha e duhur”, tha artistja, e cila është me origjinë nga Houston, për Fox Neës Digital. “Zemra ime është me të gjitha familjet që po vuajnë në këtë kohë të vështirë”.

Familja e nëntëvjeçarit që vdiq në festivalin “Astroworld” refuzon ofertën e Travis Scott për të paguar funeralin: Duhet të mbajë përgjegjësi për tragjedinë
Lexo po ashtu Familja e nëntëvjeçarit që vdiq në festivalin “Astroworld” refuzon ofertën e Travis Scott për të paguar funeralin: Duhet të mbajë përgjegjësi për tragjedinë

Sipas The Houston Chronicle , Megan Thee Stallion do të ishte një nga të parat që do të performonte në 713 Music Hall.

Kjo nuk është ngjarja e parë live që u ndikua nga tragjedia. Një sërë koncertesh të tjera që u planifikuan nga 11-14 nëntor u anuluan në shenjë solidarizimi me viktimat e “Astroworld”.

Festivali “Astroworld” (Foto: AP)

Nuk ka ende asnjë informacion se kur do të dalin në shitje biletat.

Scott u ngjit në skenë më 5 nëntor në vendin e NRG Park ku mijëra fansa u mblodhën për ta dëgjuar atë dhe interpretuesit e tjerë. /Telegrafi/

Travis Scott (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori