Megan Fox ka ndryshuar rrënjësisht! Ajo i ka prerë flokët tërësisht shkurt, ndërsa ngjyra është një surprizë edhe më e madhe
Aktorja ka ndryshuar sërish imazh, ajo ka ndryshuar shumë për shkak të flokëve të saj!
Fox tashmë duket krejtësisht ndryshe, komentojnë shumica e fansave.
Preu flokët dhe i leu me një ngjyrë që nuk e kemi parë më parë. Pas ngjyrës argjendi, blu, bakri, të kuqe dhe rozë, Megan vendosi të zgjidhte një nuancë të çelët të pazakontë për pranverë, transmeton Telegrafi.
Ajo duket e “akullt”, theksojnë fansat e saj të shumtë. Ajo zgjodhi një prerje flokësh bob, e cila ka qenë në trend prej kohësh.
Modelin e flokëve dhe ngjyrën i bëri stilisti i saj i preferuar Dimitris Giannetos, i cili normalisht është përgjegjës për të gjitha transformimet e saj, gjë që shkaktoi shumë komente.
Megan Fox postoi foto të dukjes së saj të re në Instagram dhe shkaktoi një sërë komentesh.
Po juve a po ju pëlqen? /Telegrafi/