LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërkombëtare: Po ndodh për herë të parë, UEFA përjashton kampionen e Kosovës me humbje në tavolinë

Mediat ndërkombëtare: Po ndodh për herë të parë, UEFA përjashton kampionen e Kosovës me humbje në tavolinë

Të fitosh kampionatin pas shumë javësh përpjekje dhe të eliminohesh nga Evropa me një humbje në tavolinë! Një shije e hidhur, shumë madje, që do t’i lihet Dritës e cila do të provojë për herë të parë rregullat e reja të UEFA-s.

Dalja pozitiv me Coronavirus nga ana e futbollistëve të saj ka bërë që të shtyhet ndeshja e sotme kundër Linfield.

Kjo përballje ishte finale për paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe fituesi do të kishte mundësinë që të shkonte në turin e parë të këtij kompeticioni.

Foto: FC Drita/Facebook

Por sipas të gjitha gjasave, Linfield do të jetë njëkohësisht ekipi i parë që do të provojë kualifikimin pa nisur loja.

Kjo pasi UEFA e cilëson si një dështim organizimin e kampiones së Kosovës, që i rrezikon të gjithë teksa ka futbollistë që rezultojnë pozitiv dhe nuk janë respektuar masat kufizuese.

Përmes një foto të publikuar nga Kastriot Rexha: Drita po rikthehet në Kosovë, UEFA pa vendim zyrtar rreth rezultati të ndeshjes
Lexo po ashtu Përmes një foto të publikuar nga Kastriot Rexha: Drita po rikthehet në Kosovë, UEFA pa vendim zyrtar rreth rezultati të ndeshjes

Artikuj nga të gjitha mediat prestigjoze janë shkruar për këtë takim, mes tyre edhe nga “The Guardian”, të cilat janë të bindura se UEFA do të fus në fuqi rregullat e reja për herë të parë në mënyrë që të jetë edhe një shembull i qartë për të tjerët.

Tashmë çështja ka kaluar në Komisionin e Etikës dhe pritet vetëm zyrtarizimi i përjashtimit të Dritës dhe humbja në tavolinë 3-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori