Mediat italiane i kanë thurur elozhe paraqitjes së Gianluigi Buffon në sfidën e të mërkurës mbrëma kundër Napolit.

Edhe pse 43 vjeçar, portieri italian e ka konfirmuar edhe njëherë rininë e përhershme në portë, në fitoren prej 2-1 të Juventusit.

Ai i bëri disa pritje të mrekullueshme gjatë procesit të lojës, ndërsa golin e vetëm e pranoi nga penalltia.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

“Giovani Di Lorenzo, Lorenzo Insigne e Fabian Ruiz, e testuan, ndërsa ai e konfirmoi rininë e përhershme”, ka shkruar Il Corriere dello Sport.

La Gazzetta dello Sport ka vazhduar me lëvdatat duke shkruar se “i pakufishmi Buffon” është i gatshëm “të ofrojë siguri kur Wojciech Szczesny nuk është i sigurt”.

Në anën tjetër, Tuttosport e ka vlerësuar Buffonin si MVP i ndeshjes duke theksuar se “ai ishte vendimtar dhe thelbësor duke luajtur nga prapa dhe duke i kontrolluar bashkëlojtarët”.

Derisa në postimin e Juventusit në faqet zyrtare në rrjetet sociale është fotografia e kampionit të botës me përshkrimin: “Bota ka nevojë për Supermanin”. /Telegrafi/