Dy gazetat sportive të Barcelonës, Mundo Deportivo dhe Sport, janë në një mendje: Real Madridi e kryeson kampionatin spanjoll falë ndihmës që i kanë dhënë gjyqtarët.
Këto gazeta kanë bërë një analizë të ndeshjeve të deritanishme dhe kanë dalë në përfundimin se katalanasve u mungojnë 4 pikë nga gabimet e gjyqtarëve: një gol i anuluar me pa të drejtë i Pique ndaj Malagas dhe dy prekje topi me dorë të Brunos në ndeshjen ndaj Villarrealit.
Nga ana tjetër, Reali ka marrë 8 pikë nga gabimet e arbitrave:
+2 kundër Celta Vigos, pasi Morata ishte në pozicion jashtë loje kur shënoi.
+2 kundër Espanyolit, pasi Sergio Ramos nuk u ndëshkua me karton për prekje të topit me dorë dhe për 2 penallti që nuk u dhanë për Espanyolin.
+2 kundër Deportivos, pasi Sergio Ramos duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq për një shtyrje ndaj Sidneit dhe në fund shënoi golin e fitores.
+2 kundër Malagës, sepse sërish Sergio Ramos shënoi në pozicion jashtë loje golin e 2-0.
Këto gazeta nuk kanë marrë parasysh penalltinë që shkaktoi Macherano ndaj Lucas Vazquez në “El Clasicon” Barcelona-Real, të përfunduar 1-1.