LAJMI I FUNDIT:

“Më e vërtetë se e vërteta”, sot në “Dodona” (Foto/Video)

“Më e vërtetë se e vërteta”, sot në “Dodona” (Foto/Video)

Në Teatrin e Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, sot, në ora 19:30, jepet repriza e tragjikomedisë, “Më e vërtetë se e vërteta”, me tekst të autorit të njohur francez, Martial Courcier, dhe regji të Kastriot Saqipit.

“Shfaqja ka pjesë që përmban dramë, ka romancë, por ka edhe tragjedi. Në fakt, edhe pjesa komike e cila qëndron në shfaqje ka të bëjë me tragjedinë tonë, me atë se çfarë është duke na ndodh. Kemi një skenografi bardh e zi, për arsye se botën jemi ka e shohim shumë kolor dhe shumë po ia mbarojmë vetes qefin. Mirëpo, jeta jonë prej ndjenjave që i kemi shfaq botën virtuale”, ka thënë Saqipi.

Drama fillon në ditën e 35 vjetorit të Julienit, atëherë kur François ia sjellë Julienit robotin Chloe.

Në momentin e parë, spektatori sheh një robot. Gjatë zhvillimit të veprës, ajo “shkrihet” dhe bëhet njeri. Në bazë të programit merr vlera njerëzore të vetë krijuesit të saj gjë që i bënë dy personazhet tjera të bien në dashuri tek ajo.

“Është kjo kohë e trendëve moderne. Nëse nuk je i tillë, nuk ke vend në shoqëri. Je i mënjanuar”, thotë regjisori i shfaqjes.

Duhet të cekim se kjo komedi është shkruar në vitin 2001 dhe se në premierën e dhënë në Paris kanë luajtur aktorët e njohur: Delphine Depardieu, Paul Belmondo dhe Jean Martinez. Kjo është hera e parë që ky tekst jepet në teatrot e Kosovës.

Versioni që ka realizuar Saqipi në “Dodon”, është çmuar shumë si nga kritika, ashtu edhe nga publiku.

Në shfaqje luajnë: Shengyl Ismaili, Agron Shala dhe Valon Bujupi. Muzikën e ka bërë Muhamet Veseli – Muha. /Telegrafi/