Portali Insajder ka publikuar fotografi dhe video që tregojnë udhëtimin e veturës drejt shtetit fqinj – Maqedonisë të shtunën para dite.

Vetura me regjistrim 3Z-106-03 është parë duke kaluar doganën. Ajo e kishte targën vetëm në pjesën e përparme.


Kryeministri Isa Mustafa, kishte marrë vendim që ndalonte përdorimin e veturave jashtë orarit të punës. Megjithatë, veturat e shtetit nuk janë ndalur asnjëherë.