Në mënyrë që një projekt të jetë i suksesshëm, duhet të testohet që të sigurohet cilësia e tij. Kjo bëhet përmes Quality Assurance apo sigurimit të cilësisë.

Cka është Quality Assurance?

Quality Assurance është process që përcakton nëse një produkt ose shërbim i plotëson kërkesat e specifikuara.

QA ka për qëllim të rrisë dhe mirëmbajë kualitetin e punës për të ofruar produkte cilësore.

Me fjalë të tjera, ndihmon kompanitë të krijojnë produkte dhe shërbime që plotësojnë nevojat, pritjet dhe kërkesat e klientëve duke parandaluar defektet (bugs) para se ato të shfaqen.

Ky profil është shumë i kërkuar si në Kosovë e poashtu edhe jashtë vendit. Kompanitë e ndryshme të IT-së vazhdimisht kërkojnë të punësojnë këto profile e për të cilat ka mungesë. Kërkesa e këtij profili është 3 herë më e lartë se e programerëve.

Për t’u bërë QA tester, QA engineer, Software tester, test engineer, nuk keni nevojë të jeni programer apo të dini të shkruani  kod.

Mjafton të keni aftësi të të menduarit kritik dhe të jeni të përkushtuar.

Cilësia e punës së programerëve dhe suksesi i ekipit është në duart e QA testerit, pasiqë të gjitha defektet, gabimet apo bugs do të parandalohen me kohë.

Beetroot Academy ofron kursin në Quality Assurance dhe regjistrimet kanë filluar.

Me kurrikulë të avancuar suedeze, me qasje në LMS dhe komunikim të shpeshtë me trajnerët, përmes këtij kursi mund të bëheni me njërin nga profesionet më të kërkuara në industrinë e IT-së pa pasur nevojë për njohuri në programim.

Poashtu, përmes programit të punës praktike, Beetroot Academy ju lidh me kompani të suksesshme të cilat edhe ofrojnë punësim për studentët e dalluar që ndjekin këtë kurs.

Me gjithsej 5 module, 24 njësi mësimore dhe 54 orë që bazohen në praktikë, ju do të bëheni QA tester, QA engineer, Software tester apo Test engineer për vetëm 2 muaj.

Modulet e kursit përmbajnë të gjitha njohuritë dhe shkathtësitë që priten nga një Junior.

10 të gjithë regjistruarit e parë do të përfitojnë zbritje.

Më shumë informata rreth kursit i gjeni duke klikuar  xk.beetroot.academy/courses/online/qa-manual