LAJMI I FUNDIT:

“Mbyllja gjatë Gripit të vitit 1918” në fakt ishte zgjidhja më e mirë për rritjen ekonomike pas pandemisë, sipas studiuesve të Rezervës Federale

“Mbyllja gjatë Gripit të vitit 1918” në fakt ishte zgjidhja më e mirë për rritjen ekonomike pas pandemisë, sipas studiuesve të Rezervës Federale

Masat e kontrollit të coronavirusit që detyrojnë ekonomitë të ngadalësohen ose ndalen në fund të fundit mund të jenë më të mira për rritjen ekonomike sesa përpjekjet më të buta, sipas studiuesve të Rezervës Federale të cilët analizuan pandeminë e gripit të vitit 1918 në SHBA.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, hulumtimi u paraqit në një punim të lëshuar në formën paraprake ditë më parë, pasi ekonomia e SHBA-së po preket nga bllokimi për të ndaluar përhapjen agresive të coronavirusit.

Në emrat e autorëve përfshihen edhe Sergio Correia nga Bordi i Rezervës Federale, Stephan Luck i New York Fed dhe Emil Verner i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që ekonomia të rihapet së shpejti.

Por disa ekonomistë kanë paralajmëruar se nëse një veprim i tillë do të shkaktonte një rritje të virusit, përfundimisht ky do të ishte një çmim më i rëndë se kriza aktuale.

Siç thuhej më tej, ai që quhej edhe si “Gripi spanjoll” – i cili vrau midis 550,000 deri në 675,000 amerikanë, ose 0.66% të popullsisë – shkaktoi një “rënie të mprehtë dhe të vazhdueshme të aktivitetit të vërtetë ekonomik”.

Një shtet amerikan në nivelin mesatar të ekspozimit pësoi një ulje prej 18% në prodhim në vitin 1918.

Si të rihapet ekonomia pas pandemisë së COVID-19? Ekspertët gjermanë e kanë një plan
Lexo po ashtu Si të rihapet ekonomia pas pandemisë së COVID-19? Ekspertët gjermanë e kanë një plan

Këto efekte mbetën për vite me radhë edhe ekonomitë në depresion, veçanërisht në rajone me nivele më të larta të infeksionit.

Por hapat e ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit si distancimi shoqëror – të identifikuar nga studiuesit si “ndërhyrje jo farmaceutike”, ose NPI – nuk kanë të njëjtat efekte negative.

“Qytetet që zbatuan ndërhyrje më të shpejta dhe më të forta shëndetësore jo-farmaceutike nuk pësojnë rënie më të keqe”, kanë shkruar studiuesit. “Në të kundërtën, provat mbi aktivitetin prodhues dhe pasuritë bankare sugjerojnë që ekonomia ka performuar më mirë në zonat me NPI më agresive – pas pandemisë”.

Aty thuhet se janë tërhequr dallime të qarta midis Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi dhe “Gripit spanjoll”.

Kjo e fundit duket se ka një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

Por ka ngjashmëri të mundshme midis dy pandemive, me autorët duke përmendur vende të tilla si Tajvani dhe Singapori që zbatuan masa të hershme dhe kanë rritje të kufizuar të infeksionit – duke vlerësuar se kanë “zbutur ndërprerjen më të keqe ekonomike të shkaktuar nga pandemia”. /Telegrafi/