LAJMI I FUNDIT:

Mbretërit presin Barcën

Mbretërit presin Barcën

Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, përkundër barazimit prej 1-1 ndaj Valencias në Mestalla në ndeshjen kthyese.

Ndeshja nga madrilenët, me vendasit që kishin shpresë në gabime, pasi edhe humbja 5-0 në La Liga u duk që la plagë të thella te lojtarët e Valencias.

Reali mbeti pa kapitenin Casillas për shkak të një lëndimi dhe atë e zëvëndësoi i ‘preferuari’ i Mourinhos, Antonio Adan (17’).


Realit plasmanin në rrethin tjetër ia siguroi Karim Benzema (44’), i cili realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë u përjashtua Fabio Coentra (51’) dhe nga gjuajtja e lirë realizoi Tino Costa (52’), falë dhe një reagimi të pavëmendshëm të Antonio Adan.

Reali e përfundoi takimin me dy lojtarë më pak në terren, pasi në dush të ftohtë u dërgua edhe Angel Di Maria (88’), por kjo nuk ndikoi në rezultat.

Sfida e parë përfundoi 2-0 dhe sfida kthyese në Mestalla përfundoi me rezultat 1-1, kështu që Real Madridi me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku do të presë fituesin e takimit që zhvillohet të enjtën mbrëma mes Malagas dhe Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori