LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeta II do të bëjë një paraqitje të rrallë televizive për coronavirusin

Mbretëresha Elizabeta II do të bëjë një paraqitje të rrallë televizive për coronavirusin

Shkaku i krizës së përhapjes së coronavirusit, Mbretëresha Elizabeta II do të bëjë sonte një paraqitje të rrallë televizive, është thënë në një raport të Buckinghm Palace.

Lartë madhëria saj, pritet të flet për gjendjen e rëndë të Britanisë së Madhe shkaku i pandemisë, që gjatë ditës së djeshme ua ka marrë jetën 708 personave, duke shënuar kështu numrin më të madh me të vdekur brenda një dite, transmeton Telegrafi.


Përhapja e coronavirusit duket se ka marrë shtrirje të madhe, duke bërë që ekspertët të paralajmërojnë se ditëve në vazhdim, mund të ketë edhe nga 1,000 të vdekur brenda 24 orëve.

NBC raporton se ky fjalim është regjistruar në Windsor Castle, ndërsa do të transmetohet në orën 20:00 të mbrëmjes me kohën lokale për Britani të Madhe dhe Commonwealthin.

Ky është fjalimi i katër i Mbretëreshës Elizabetë, që kur ajo është në krye të mbretërisë britanike nga viti 1953. Fjalimi saj i fundit ishte në vitin 2002, kur iu drejtua britanikëve që t’i njoftojë për vdekjen e Nënës Mbretëreshë.

Më herët, mbretëresha i është drejtuar popullit nëpërmjet këtyre fjalimeve të rralla, më 1997 pas përcjelljes së funeralit të Princeshës Diana, si dhe për të folur për Luftën e Gjirit në vitin 1991. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori