Site icon Telegrafi

”Mblidhe bërllogun dhe dil jashtë me të” – replika të forta mes Kader dhe Lindës në Big Brother

Linda Halimi ka pasur gjatë ditës së sotme (e hënë) një përplasje me Kader Kicajn.

Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit me banorët e tjerë, ato po i hidhnin vazhdimisht kunja njëra-tjetrës.

Ka qenë këngëtarja nga Vitia e cila i tha modeles nga Prizreni që të vazhdojë lojën duke e ofenduar vazhdimisht.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mblidhi trutë shpirti im dhe vazhdoje lojën. Unë kurrë s’të jap më vëmendjen time”, u shpreh Linda.

Lexo po ashtu Azemi ia thotë në sy Albës: Nuk ndjej më asgjë

Kader në anën tjetër ia ktheu: “Mbaji mendtë për vete se kam boll. Shuj, lëshoje fshesën, heke bërllokun dhe dil jashtë bashkë me të”.

Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrentët e tjerë të gjithë qeshën, ndonëse vajzat kaluan një hap tjetër sa i përket ofendimeve.

Kader me të hyrë në shtëpi është sulmuar nga një pjesë e madhe e banoreve. /Telegrafi/

Exit mobile version