Të shtunën e kaluar, në disa fshatëra të Shkupit pati reshje të shiut, edhe atë rreth 30 milionë metër kub ujë, ku nga kjo përmbytje pati edhe 22 viktima që nuk munden të ballafaqohen me këtë katastrofë natyrore, por ndryshe është me Faton Sinanin nga Shkupi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Faton Sinani shpjegon betejën e tij të vështirë me ujin, dhe thotë: Ishte shumë uji i fuqishëm dhe na zhvendosi në fund të farmacisë ku kam ra nga makina në ujë dhe nuk e di se si Zoti më dha forcën që të ngjitem në dru, tha Faton Sinani në rastin e fundit që i kishte ndodhur gjatë përmbytjeve të së shtunës. /Telegrafi/