LAJMI I FUNDIT:

Mbi 862 mijë vaksinime në Shqipëri

Mbi 862 mijë vaksinime në Shqipëri

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 862 628 vaksinime antikovid në vend.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.


Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 8 401 vaksinime kundër koronavirusit.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +57 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.