LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 gra shtatzëna me coronavirus u hospitalizuan gjatë muajve të parë të vitit 2021

Mbi 70 gra shtatzëna me coronavirus u hospitalizuan gjatë muajve të parë të vitit 2021

Që nga fillimi i pandemisë (13 mars 2020) e deri më tani me virus COVID-19 në Kosovë janë prekur mbi 100 mijë qytetarë. E, më së shumti probleme virusi ka shkaktuar te personat e moshuar e ata më sëmundje të rënda, ku numri i viktimave ka arritur në 2 mijë e 198.

Me COVID-19 janë ballafaquar edhe shumë gra shtatzëna, ku vetëm gjatë vitit 2021 në Klinikën e Gjinekologjisë të hospitalizuara kanë qenë 73.


Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se gratë që kanë qenë të hospitalizuara e kanë kaluar mirë gjendjen me virus.

“Për vitin 2021 deri më sot i kemi pas të hospitalizuara 73 paciente të verifikuara me COVID-19, prej tyre janë kryer 21 lindje, kurse pacientet tjera janë mjekuar dhe janë lëshuar për në shtëpi. Për momentin i kemi të hospitalizuara 4 paciente, dy kanë lind kurse edhe dy shtatzëna janë që presin të lindin. Te na janë raste të lehta, më probleme të vogla me temperatura. Rastet kanë kaluar mirë, dhe kanë përfunduar lindjen”, është shprehur ai.

I pyetur se a mund të marrin vaksinat antiCOVID gratë që janë shtatzëna, Ismajli deklaroi se deri tani nuk kanë marrë ndonjë udhëzim.

“Deri tani nuk kemi ndonjë udhëzim nëse duhet të vaksinohen, duhet të kemi konsulta me epidemiolog dhe infektolog”, shtoi ai.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.

Kurse aktualisht raste aktive janë 7.156.

Ndërkaq, sa i përket vaksinave antiCOVID-19, deri tani janë vaksinuar mbi 24 mijë qytetarë, përfshirë këtu edhe personelin shëndetësor, kurse javën që lamë pas në vendin tonë arritën edhe dozat e para  të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian dhe Austria do t’i sjellë në Kosovë.

Furnizimi i Kosovës me 95,000 vaksina BioNTech/Pfizer është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të BE dhe Austrisë për të siguruar 651,000 doza BioNTech/Pfizer për Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur rajonin në vaksinimin e personelit shëndetësor në front të parë si dhe persona nga grupe më të rrezikuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori