Site icon Telegrafi

Mbi 4,91 miliardë doza vaksinash të injektuara në botë

Numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4,91 miliardë.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org”, Kina renditet e para me mbi 1,92miliard doza të injektuara, e ndjekur nga India me 576.117.000, SHBA-ja me 360.630.000 dhe Brazili me 173.650.000 doza.

Më pas renditet Japonia me 115.740.000, Gjermania me 99.040.000, Britania e Madhe me 88.850.000, Turqia me 88.160.000, Indonezia me 87.260.000, Franca me 82.920.000, Meksika me 79.930.000, Rusia me 75.680.000, Italia me 75.040.000, Spanja me 63.090.000, si edhe Kanadaja me 52.200.000 doza.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 211.647.000, ndërsa numri i të vdekurve në mbi 4.429.000. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version