LAJMI I FUNDIT:

Mbi 40 milionë të infektuar me coronavirus në botë

Mbi 40 milionë të infektuar me coronavirus në botë

Numri i njerëzve të infektuar në botë tejkaloi 40 milionë, dhe rreth 1.1 milion njerëz vdiqën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në Britaninë e Madhe, shkencëtarët po vazhdojnë të kërkojnë vullnetarë që do të ekspozohen ndaj COVID-19 në kushte të kontrolluara, gjë që do të përshpejtojë testimin e vaksinës.


Në anën tjetër të oqeanit, Argjentina është bërë vendi i pestë në botë me më shumë se një milion raste të konfirmuara të coronavirusit.

Me një popullsi prej 45 milionë njerëz, është vendi më i vogël me kaq shumë pacientë.

SHBA prin për nga numri i rasteve me më shumë se tetë milionë, pasuar nga India me 7.5 milionë, Brazili 5.2 milionë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, aktualisht janë 40 milionë e 489 mijë e 201 raste me coronavirus.