Site icon Telegrafi

Mbi 25 mijë tifozë të Galatasarayt mblidhen në aeroportin e Stambollit për ta pritur Falcaon

Radamel Falcao është duke e kompletuar huazimin e tij nga Monaco te Galatasaray në këtë afat kalimtar që mbyllet më 2 shtator (nesër).

Marrëveshja tashmë është arritur në mes të dyja klubeve me sulmuesin kolumbian që tashmë ka arritur në Turqi.

Dhe është fer të themi se ndoshta tifozët e Galatasaryt janë më të zjarrtët në botë, pasi në mbrëmje Stambolli është bërë i kuq nga fishekzjarrët.

https://twitter.com/GalatasaraySK/status/1168237847285051394

Në momentin që Kolumbiani arriti në aeroportin e Stambollit, mbi 25 mijë tifozë kishin dalë për t’i uruar mirëseardhje.

Tifozët e Gallatës i bllokuan të gjitha rrugët që shpinin në aeroport, në mënyrë që ta përshëndesin transferimin e tyre më të ri.

Në të kaluarën, Falcao ishte në mesin e top sulmuesve më të dalluar në botë, duke shënuar shumë gola në kohën sa ishte te Porto dhe Atletico Madridi.

Sidoqoftë, një numër i konsiderueshëm i lëndimeve bënë që karriera e tij të pësoi rënie, mirëpo filloi ta rifitonte një formë mesatare me kalimin te Monaco.

Sulmuesi kolumbian kishte nënshkruar më pas kontratë pesëvjeçare me skuadrën franceze, por më pas ishte huazuar te Manchester United dhe Chelsea, por nuk kishte arritur ta tregonte vetën për t’u kthyer më pas te Monaco. /Telegrafi/

Exit mobile version