Matoshi në një postim në "Facebook" e konsideron si të pafajshëm Hoxhën dhe kërkon lirimin e tij.

Lexojeni të plotë postimin e Matoshit në Facebook:


“Pse arrestimi i Yll Hoxhës asht politikisht i influencuem? Po te arrestoheshin vrasësit e figurave politike te pasluftës e te qiteshin para drejtësisë; Po te silleshin para drejtësisë zhvatësit e te korruptuemit qe 15 vjet liri; Po te arrestohej vetëm nj nga ata qe vet i vleresuen, i qiten ne shitje dhe vet i blen (ma lire se fale!?) pronat publike dhe pasunite tjera te Republikes; Po te arrestoheshin ata qe e penguen sundimin e ligjit, shkelen lirine e fjales, te drejtat e njeriut; Ata qe e zvetnuen deri ne perdhosje shkollen kosovare;

Ata qe sollen n’dikasteret qeveritare analfabet funksionale dhe i ngriten ne pushtet njerezit e tyre pa dit mire as shkrim lexim; Ata qe e zapuen Republiken duke e lan qytetarin me gishta n’goje, atehere do te perligjej edhe arrestimi i Yll Hoxhes – me motivacion se paskesh pengue personin zyrtar – e ne fakt vet Hoxha asht person zyrtar, i zgjedhur i qytetareve te Prishtines.

Une nuk pajtohem me shume politika e veprime te Levizjes VV. Perndryshe Yllin e konsideroj te pafajshem dhe aktin e arrestimit te porositun nga Qeveria e Kosoves, vetem per shkak te bindjeve te tij politike, me te cilat njeriu mund te pajtohet ose jo. Lironie qe tani Yll Hoxhen e mos u bani hora e dheut!???” (sic), ka shkruar Matoshi në Facebook. /Telegrafi/