LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: ​Kosova është vendi më i varfër në Evropë për nga rezervat ujore

Matoshi: ​Kosova është vendi më i varfër në Evropë për nga rezervat ujore

Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë, kanë organizuar konferencën dhe ekspozitën e shtatë të përbashkët ballkanike, ku këtë vit tema e kësaj konferencë është “Ujë për të gjithë”.

Këtë vit konferenca fokusohet në trajtimin e krizës së ujit duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë mbrapa. Në këtë konferencë u tha se uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt, aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.

Me një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, Konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mund të mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Në hapje të konferencës kryetari i Bordit te Shoqatës së Ujësjellës, Muhamet Suliqi tha se tema këtë vit ka për qëllim të sjell vëmendjen tek trajtimi i krizës së ujit.

“Tema e konferencës në këtë vit është ‘Uji për të gjithë’ dhe sjell në vëmendje trajtimin e krizës së ujit, duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë mbrapa. Kjo konferencë do të zgjasë tri ditë, ku do të prezantohen tema të ndryshme për ujin dhe shoqërohet me ekspozimin e pajisjeve për teknologji dhe shërbime, nga një rrjet i gjerë i kompanive të sektorit privat që janë aktive në sektorin e ujit”, tha ai.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka u shpreh se në Kosovë rreth 58 përqind e ujit të pijes humbë në rrjetet tona.

“Në Kosovë kemi rreth 58 përqind të ujit të pijes që humbë në rrjetet tona, rreth 42 përqind mbetet faturimi që është jashtëzakonisht i ulët. Gjithashtu mbulueshmëria me kanalizim ka hapësirë për t’u përmirësuar, sepse sot mbulojmë diku rreth 75 përqind të qytetarëve me kanalizim dhe normalisht që këtu duhet të ketë fokus më të madh. Ne kemi shtuar kapacitetet e ujit të pijes, mirëpo nuk e kemi luftuar aq sa duhet dukurinë e humbjeve të ujit dhe këtu është problemi dhe thelbi kryesor pse duhet të fokusohemi më shumë. Uji i pijes që përpunohet është duke humbur dhe raporti i rregullatorit tregon që humbjet vijnë kryesisht nga kyçjet ilegale. Pra, problemi kryesor dhe bazik në sistemet tona të ujësjellësve janë kyçjet ilegale”, tha ai.

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi u shpreh se Kosova është vendi më i varfër në Evropë për nga rezervat ujore.

“Kosova është vendi më i varfër në Evropë për nga rezervat ujore dhe kjo edhe për arsye te pozitës së saj gjeografike që ka, pasi që gjithë lumenjtë tanë me një shpejtësi bukur të madhe dalin nda vendi ynë dhe derdhen në shtetet e tjera. Në shumicën e rasteve ne në vendet tjera derdhim ujëra të papastërta, të pa trajtuara dhe në këtë rast prapë duhet falënderuar mbështetësit, donatorët që na mbështesin në sigurimin e fondeve për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në shtatë qendrat kryesore të Kosovë, e besoj në një të ardhme të afërt në secilin qytet të Republikës së Kosovës, në mënyrë që mos të derdhen ujërat e papastërta në vendet tona fqinje, që do të ishte edhe një plotësim i një kriteri drejtë integrimit tonë në Evropë”, tha ai.

Ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert-Lebet tha se Kosova ka qeverisjen më të mirë ujore në rajon dhe se ka rritur të konsolidojë shërbimet e saja ujore.

Ai tha se Kosova ka mbulueshmërinë më të mirë me ujë të pijshëm, veçanërisht në zonat rurale. Por, ai ka përmendur edhe disa nga sfidat që janë në këtë sektor, ku ka përmendur emërimet politike në bordet e drejtorëve.

“Ne nuk jemi të lumtur të shohim emërime politike në bordet e drejtorëve dhe duhet të mbrojmë fuqimisht kompanitë rajonale të ujit nga punësimet e tepruara. Gjithashtu, uji i pa faturuar është ende i lartë, e cila është humbje e burimeve ekonomike dhe natyrore, mirëpo jemi të lumtur të mësojmë se kompanitë rajonale të ujit dhe në bashkëpunim me rregullatorin dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik si institucion drejtues i shërbimeve ujore po mobilizohen për të trajtuar këto sfida”, tha ai.

Ai tha se Kosova nuk ka ujë të mjaftueshëm në dispozicion dhe burimet e saj, sipas tij, duhet të mbrohen, ku këtu përmendi se ka persona që punojnë në këtë sektor pa leje dhe pothuajse askush nuk paguan për përdorimin e burimeve ujore. Ai tha se hidrocentralet po ndërtohen në kurriz të lumenjve nganjëherë në kushte të dyshimta dhe pa mbështetje të popullatës lokale.

Ambasadori zviceran tha se një gjë e rëndësishme për të përmirësuar menaxhimin e sektorit të ujit, është Këshilli ndërministror i ujit, ku tha se që prej disa kohe ka pasur përpjekje për të shfuqizuar këtë organ koordinues pa e zëvendësuar këtë nga ndonjë organ tjetër.

Kurse, ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt tha se qeveria Gjermane ka filluar investimet në sektorin e ujit në Kosovë qysh nga viti 1999 dhe janë duke vazhduar ende të mbështesin Kosovën në këtë sektor.

“Qeveria Gjermane ka filluar investimet e saj në sektorin e ujit qysh nga viti 1999 dhe menjëherë pas luftës për të ofruar furnizim me ujë qytetarëve të Kosovës. ne kemi filluar me masa emergjente dhe kemi vazhduar me mbështetje përgjatë gjithë këtyre 20 viteve, dhe me infrastrukturë gjithnjë e më të madhe. Së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe BE-në, Gjermania ka arritur që të ndërtojë një impiant për trajtimin e ujit në kryeqytetin e Kosovës dhe ka rehabilituar rrjetin dhe pothuajse 40 përqind e popullatës tani mund të gëzojnë furnizim me ujë të vazhdueshëm dhe nuk i nënshtrohen ndërprerjen e ujit. Por, më tepër duhet të bëhet. 8 projekte në sektorin e ujërave të zeza janë në përgatitje dhe zbatim përmes dhe objektivi kryesor i këtyre 8 projekteve është të miratohet kushtet e jetesës për njerëzit”, tha ai.

Ai tha se Gjermania do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në sektorin e ujit në Kosovë.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe ambasadori i Hungarisë Laszlo Markusz, i cili tha se uji është burim i rëndësisë strategjike në shekullin 21, veçanërisht në aspektin e ngrohjes globale dhe rritjes së popullsisë.

Ai përmendi se tri samite të Budapestit janë organizuar për ujë dhe synimi kryesor ka qenë për të fokusuar vëmendja drejtë rolit të aspektit ekonomik, financiar të vendimmarrësve në parandalimin e krizave të ujit.

Kurse, ambasadori i Italisë, Piero Cristofori Sardi u shpreh se mbrojtja mjedisore dhe qëndrueshmëria mjedisore janë objektiva të përbashkëta, të cilat duhet të ndiqen pavarësisht orientimeve politike.

Ai tha se përpjekjet kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim mes fqinjëve, ku tha se uji është shembulli më i mirë se kalon dhe rrjedh përtej kufijve.

Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë ne Kosovë Qemal Minxhozi, deklaroi se uji nuk është thjeshtë një çështje politike, por sipas tij është një çështje e gjithanshme sociale, ekonomike, e rritjes së brezave.

Ai tha çështja e ambientit dhe ujit nuk duhet trajtuar vetëm në konferenca të tilla, por duhet të bëhet edhe në bisedime bilaterale shtet me shtet. Ai tha se në mes Kosovës dhe Shqipërisë ka një eksperiencë shumë të mirë në këtë drejtim dhe nga viti në vit ka rritje të numrit të kompanive që marrin pjesë në aktivitete lokale të dyanshme, të cilat sipas tij kanë dhënë një rezultat shumë të madh.

Minxhozi tha se është e rëndësishme në mes Kosovës dhe Shqipërisë që të shikohet mundësia e menaxhimit të ujërave në brezin kufitar, sepse sipas tij ka shumë gjëra të përbashkëta që duhet të bëhen në krejt drejtim, raporton KP.

Kjo konferencë do të jetë e hapur nga sot deri më 8 nëntor.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori