LAJMI I FUNDIT:

Mata: Të përmirësohemi në ndeshjet e mëdha

Mata: Të përmirësohemi në ndeshjet e mëdha

Mesfushori i Chelseat, Juan Mata, thotë se Blutë duhet të përmirësojnë paraqitjet kundër klubeve të mëdha të Ligës Premier, pas disfatës së të dielës ndaj Manchester Cityt.

Blutë ranë në pozitën e katërt pas disfatës 2-0 nga kampionët e Ligës Premier, dhe tash janë duke luftuar me Tottenhamin dhe Arsenalin për një vend që dërgon në Ligën e Kampione.

“Ndeshjet më të rëndësishme janë ato kur ju luani kundër ekipeve më të mira të Ligës Premier dhe ju duhet të tregoni se jeni në atë nivel”.


“Të dielën nuk ishte e mjaftueshme, detyra që ne bëmë, dhe ajo çfarë duhet të bëjmë tash është të vazhdojmë më tej, sezoni ende nuk ka përfunduar. Kur luani me ekipe si Man City ju duhet të jeni në formën më të mirë”, ka thënë Mata. /Telegrafi/